Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Pas sherrit me mësueset, ministrja Kushi viziton gjimnazin “Andon Zako Çajupi”: Angazhim maksimal për të lartësuar figurën e nderuar të mësuesit

Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi bën me dije se ditën e djeshme ka zhvilluar një vizitë pranë gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në Tiranë.

“Të gjitha profesionet janë të nderuara, por mësuesi mbetet në çdo kohë e në çdo vend figura më e dashur dhe më e respektuar për të gjithë. Vlerat që ai mbart janë të jashtëzakonshme dhe të pazëvendësueshme në mirëedukimin e fëmijëve tanë”, shprehet Ministrja Kushi ndërsa nënvizon edhe arsyet e vizitës pranë këtij gjimnazi:

“Nisur nga ngjarja e rëndë ku të përfshira ishin dy mësuese të gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në Tiranë, dje zhvillova një vizitë pranë kësaj shkolle, e cila ndër vite ka spikatur përherë me talente e rezultate pozitive në çdo fushë”.

Më tej, ajo thotë: Pasi i urova fillimisht shumë suksese e mbarësi nxënësve në këtë fillim viti shkollor, bashkëbiseduam gjerësisht me mësuesit për çështje shkollore që kanë nevojë për adresim, për lartësimin më tej të figurës së mësuesit, si dhe forcimin e vazhdueshëm të Komisioneve të Etikës dhe Disiplinës, për të garantuar vetëm mbarëvajtje në proceset e shkollës.