PEKIN, 14 tetor /ATSH-ANSA/ – Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë krijuar kohët e fundit një grup të përbashkët pune për zgjidhjen e disa çështjeve specifike në marrëdhëniet dypalëshe ku janë bërë përparime, deklaroi zëvendësministri i Jashtëm kinez, Le Yucheng në një intervistë në stacionin televiziv, CGTN.

Sipas tij ”një takim mes presidentëve Xi Jinping dhe Joe Biden pritet të mbahet deri në fund të vitit”.

“Kjo tregon se dialogu dhe bashkëpunimi janë të domosdoshëm. Konfrontimi dhe konflikti nuk janë zgjidhje dhe nuk do të çojë askund”, shtoi Le, sipas të cilit pala kineze i ka marrë seriozisht deklaratat e fundit pozitive amerikane për marrëdhëniet Kinë-SHBA.

”Shpresojmë që ketë iniciativat pozitive të përkthehen në politika dhe veprime ku palët të mund të punojnë së bashku duke i dhënë përgjigje pyetjes shekullore se a mund të bashkëpunojnë dy superfuqi”, shtoi Le./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.