ANKARA, 30 nëntor /ATSH-AA/ – Korporata e Transmetimit të Energjisë Elektrike ka njoftuar se energjia nga era është bërë burimi më i madh i gjenerimit të energjisë elektrike, për herë të parë në historinë e Turqisë, me një pjesëmarrje prej 22,6 për qind.

Parqet e gjeneratorëve të energjisë elektrike nga era krijuan 178.964 megavat-orë nga prodhimi i përgjithshëm ditor i energjisë elektrike që ishte gjithsej 791.794 megavat-orë.

Kapaciteti i instaluar i energjisë elektrike të krijuar nga era arriti në 10.585 megavat, duke e bërë kapacitetin e dytë më të madh të burimeve të rinovueshme pas hidrocentraleve.

Dje, centralet e gazit natyror prodhuan 22 për qind të energjisë elektrike, ndërsa centralet me qymyr të importuar prodhuan 17,8 për qind./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.