Albania

Për herë të parë, pesë studentë nga Kosova në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Pesë studentë nga Kosova do të ndjekin studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Kjo po ndodh për herë të parë dhe po vlerësohet se do të shërbejë si urë bashkëpunimi mes institucioneve të sigurisë të të dyja vendeve.

Zëvendësdekanja e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Etleva Smaçi, në një intervistë për KosovaPress thotë se mes Shqipërisë dhe Kosovës ka një bashkëpunim të bazuar në pranimin e ushtarakëve në nivele të ndryshme të karrierës në kurset institucionale atje.

Ajo flet edhe për Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes për çka thotë se shërben si mënyrë për t’u integruar në NATO.

“Ne kemi një bashkëpunim, i cili fillimisht është bazuar në pranimin e ushtarakëve në nivele të ndryshme të karrierës nga Kosova në kurset institucionale. Nga viti 2020, kur në Akademinë e Forcave të Armatosura u rihap përsëri niveli i studimeve bachelor, në programin Shkenca Ushtarake dhe n pranuam 60 studentë, me bashkëpunimin e dy ministrave të Mbrojtjes u pa që ky bashkëpunim siç ishte në nivelin e kurseve institucionale të kalonte edhe në nivelin e studimeve bachelor, në nivelin e parë. Prandaj, kam kënaqësinë t’iu them që në këtë vit akademik 2021-2022, ne do të kemi për herë të parë në Shkencat Ushtarake pesë studentë nga Kosova, të cilët padyshim do të sjellin një frymë të re por do të jenë edhe një urë tjetër bashkëpunimi midis dy institucioneve”, thotë ajo.

Të gjithë oficerët e rinj të pranuar për studime në shkencat ushtarake në Shqipëri kostot e shkollimit i kanë të mbuluara nga shteti. E Smaça thotë se kjo vlen edhe për studentët nga Kosova.

Zëvendësdekanja e Akademisë së Forcave të Armatosura tregon për kriteret që duhet të përmbushin kandidatët që synojnë të bëhen oficerë të rinj në kuadër të Fakultetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

“Kriteret janë të shpallura në faqen tonë zyrtare. Sigurisht ka një moshë të caktuar ku ti mund të bëhesh pjesë e kësaj Akademie, dhe ajo është mosha 22 vjeç. Ka kritere të karakterit fizik, që ka të bëjë me gjatësinë, me peshën. Padyshim ka kritere të notës mesatare, të gjithë studentët kalojnë përmes procesit të maturës shtetërore, qoftë ata të Shqipërisë, qoftë ata të Kosovës, qoftë ata në Shqipëri. Ata u nënshtrohen disa kualifikimeve, vijnë bëjnë një test të karakterit fizik, nëse mund të kualifikohen në këtë test, kalojnë pastaj në testin intelektual dhe në fund ka dhe një intervistë e cila më tepër ka të bëjë me njohjen e studentëve që ne do të rekrutojmë”, thotë ajo.

Ndërkaq sa i përket Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes Smaçi thotë se nuk i kanë munguar asnjëherë përfaqësuesit nga Kosova, e që siç thotë ajo, të njëjtit më vonë kanë marrë detyra shumë të rëndësishme.

“Gjatë gjithë viteve që ne kemi organizuar Kursin e lartë të sigurisë dhe mbrojtjes, nuk na kanë munguar asnjëherë përfaqësuesit nga Kosova… Edhepse… akoma Kosova nuk ka mundur të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe apo instrumenteve tjera, ne e kemi parë si të domosdoshme që ushtarakët e lartë, të cilët aspirojnë të ngjisin shkallët e karrierës në Kosovë, ata patjetër duhet të marrin jo vetëm elementet e duhura sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes, por në të njëjtën kohë të njohin më nga afër të gjithë terenin apo mjedisin e sigurisë, duke pasur në këto kurse shumë përfaqësues nga NATO apo nga vendet anëtare të Partneritetit për Paqe. Pra si të thuash, është një mënyrë për tu integruar drejt NATO-s”, thotë ajo.

/KosovaPress/

Football news:

Pique about the clasico: The result weighs more than 3 points. The most important player in the history of football has left Barca - you need to be realistic
Dybala's house was robbed in his absence. Thieves took out a collection of watches
The talent from the Netherlands just disappeared. He left Juventus on loan, asked for leave to return home - and disappeared
PSG offered Fati a salary of 15 million euros a year and a signing bonus of 30 million euros. They wanted to sign him to replace Mbappe
Beppe Marotta: Lukaku went to Chelsea to get twice as much. After selling him for 115 million, Inter signed Dzeko for free - there is no difference
Pogba on vegan cleats: It's bold and unique. I can't wait to go out on the field in them
Julian Nagelsmann: There is no compulsory vaccination either in Germany or in Bavaria. I am for vaccination