Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Për të ndjekur skuadrën e zemrës, BBC i bën jehonë prezencës së Ilir Metës në ‘Celtic Park’

Presidenti i Shqipërisë, z.Ilir Meta kurrë nuk e ka fshehur simpatinë e tij për skuadrën e Celtic. Meta sot ka fluturuar drejt Glasgow-t për të ndjekur nga shkallët e stadiumit “Celtic Park” përballjen ndaj Ferencvarosit.

Kreu i shtetit shqiptar ka shfrytëzuar rastin për t’u takuar edhe me ish kapitenin e Kombëtares Shqiptare, shkodranin Rudi Vata dhe djalin e tij Rocco Vata, i cili aktualisht luan për Celtic U17.

Ndërkohë prezenca e Metës ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja, pasi prestigjozja BBC ka postuar një foto të kreut të shtetit shqiptar, duke e shoqëruar me diciturën “Aprovimi presidencial” dhe më sqarimin se presidenti i Shqipërisë ishte në shkallët e “Celtic Park” për të ndjekur ndeshjen.

Kujtojmë se Celtic po ia shpërben mundin Metës pasi është duke triumfuar 2-0 kundër Ferencvaroshit të Uzunit.