Albania

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias: T’u dalim në krah gazetarëve dhe një media të lirë e të pavarur

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro deklaroi sot se “shoh qartësisht një nevoje urgjente t’u dalim në krah gazetarëve, gazetarisë si dhe një media të lirë e të pavarur”.

Në fjalën e saj në konferencën “Gazetaria në kohë krize”, të zhvilluar në Tiranë, ku merr pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, Ribeiro tha se “këtë vit konferenca e medias në kohë krizash kërkon të ripohojë rëndësinë e gazetarisë si një e mirë thelbësore publike dhe një shtyllë kyçe e shoqërive demokratike”.

“A ishte e premtja e shkuar një ditë e mirë apo e keqe për lirinë e medias, ndoshta dikush mund të thotë ditë e mirë, dita kur gazetarët  Maria Ressa dhe Dmitry Moratov me të drejtë morën çmimin Nobel për paqen për punën e tyre të guximshme dhe mbrojtjen e pareshtur të lirisë së medias. Një ditë e mirë sepse Komiteti i Nobelit në mënyrë konkrete iu referua lirisë së shprehjes dhe të gjithë ata njerëz përkrahën këtë të drejtë themelore në një botë ku demokracia dhe liria e shtypit përballen gjithmonë e më tepër me kushte të vështira.
Një shenjë e trishtë e kohëve tona, mund të thoshte dikush ku gazetarë të fortë, të pavarur e të besueshëm shpesh privohen që ti shërbejnë interesit publik për të kontribuar për një qytetari më të informuar e aktive si rojtarë që i mbajnë përgjegjës ata në pushtet për të siguruar një peizazh pluralist të medias”, – theksoi Ribeiro.

Ky çmim, vijoi ajo, është i nevojshëm për të theksuar edhe njëherë se aftësia e gazetarëve për të kryer punën e tyre kërcenohen nga një sërë sfidash të reja e të vjetra që ndërthuren dhe që i kanë vendosur gazetarët në një pozicion gjithmonë e më problematikë dhe kjo është më e vërtetë se kurrë.

“Në të gjithë rajonin e OSBE-së ne përballemi me një mjedis gjithnjë e më tepër armiqësor ndaj medias. Ka një besim të brishtë publik dhe një ndjesi kundër medias në rritje e përkeqësuar nga informacioni që qarkullon me një shpejtësi marramendëse dhe që shtrihet në mënyrë të jashtëzakonshme. Kjo pritje negative kombinohet me dhunën në rritje, ngacmimin dhe trysninë, sidomos kundër atyre që hetojnë rastet e korrupsionit dhe probleme të tjera në sektorin publik dhe privat. Në internet jemi dëshmitarë të zhvillimeve të rrezikshme sidomos ato shënjestrojnë gazetaret gra, të cilat vijojnë të përballen me kërcënime që janë specifike gjinore dhe abuzimet përkatëse”, theksoi Ribeiro.

Sipas saj, këto prirje kanë një efekt dramatik në aktivitete me interes publik, krijojnë një klimë frike dhe vetëcensure, kërcënojnë gazetarinë, funksionet demokratike dhe e privojnë publikun nga informacioni thelbësor që u duhet në mënyrë që të marrin pjesë plotësisht në shoqëritë tona.

“Të gjitha këto meritojnë vëmendjen dhe angazhimin tonë të vazhdueshëm. Na duhet të promovojmë fort një media të pavarur dhe të përkrahim gazetarinë e interesit publik në të gjitha kanalet mediatike qofshin këto radiofonike, televizive, platforma të shtypit të shkruar dhe dixhitale”, – tha ajo.

/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Adeyemi's father and agent held talks with Bavaria. The 19-year-old forward of Salzburg is estimated at 30-40 million euros
Jurgen Klopp: Salah is top, who is better than him? There is no need to talk about the dominance of Messi and Ronaldo, but now Mohamed is the best
Gary Lineker: Trent Alexander-Arnold's passes are absolutely epic. He will play a huge role in the progress of the England national team
Salah scored 10 goals and gave 4 assists in 10 matches this season
Koeman on Pedri's contract: I don't set the compensation. It is important to keep the best players in the club
The players of the Danish national team held a pool party at the hotel with the participation of half-naked girls on the eve of the match with Moldova
Mourinho drank whiskey with McGregor in Rome and presented him with a Roma T-shirt with the 10th number. Conor called the coach a legend