Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, evakuohen 3 persona, 1 familjar dyshohet të jetë djegur

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hënë.Gazetarja Lorena Kodra raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 , në zonën e quajtur Çezma e Amzës, në Korçë,

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se në banesë ndodheshin katër persona, tre prej të cilëve kanë arritur të largohen, ndërsa një prej tyre është bllokuar brenda dhe dyshohet të jetë djegur.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të bërë mundur shuarjen e flakëve.

Gjithashtu edhe policia është e pranishme për të zbardhur shkakun e kësaj ngjarje të rëndë.