Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Përfundojnë dy takimet në Superligën e Kosovës

Mbyllen dy takimet: Ballkani dhe Malisheva marrin pikët e plota.

Ballkani dhe Malisheva kanë arritur t’i marrin pikët e plota ndaj skuadrave të Feronikelit, respektivisht Drenicës.

Suharekasit kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0 në udhëtim në Drenas ndaj Feronikelit, me golin e realizuar të sulmuesit Solomon në minutën e 25-të.

Ballkani e rikthen lidershipin për momentin me 30 pikë të mbledhura, teksa Feronikeli mbetet në formë të dobët duke u ranguar e fundit në tabelë.

Malisheva ndërkohë ka realizuar një fitore solide 2-0 në shtëpi ndaj Drenicës.

Muhamet Hyseni shënoi golin e parë për vendasit në minutat shtesë të pjesës së parë nga penalltia, gjersa të dytin e realizoi Ilir Mustafa në minutën e 89-të për të vulosur fitoren.

Malisheva me këtë fitore arrin në kuotën e 18 pikëve duke u pozicionuar në pozitën e shtatë, teksa Drenica e pëson humbjen e pestë radhazi në kampionat.