Albania

Përfundon plotësisht loti 5 i rrugës Kardhiq-Delvinë, aksi shkurton kohën drejt Jugut

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Loti 5 i rrugës Kardhiq-Delvinë, një aks që shkurton kohën e udhëtimit drejt bregdetit të Jugut dhe nxit zhvillimin e mëtejshëm të turizmit, ka përfunduar tashmë plotësisht.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky segment i rëndësishëm i rrugës Kardhiq-Delvinë, ku kanë përfunduar të gjitha veprat e artit, tombino rrethore, tombino box, mure mbajtëse e pritëse, një urë, një nënkalim.

Rama tha se “po punohet intensivisht edhe në lotet e tjera të këtij projekti për të shkurtuar kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut e për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të turizmit”.

Në fund të muajit gusht u bë e mundur edhe hapja e tunelit të Skërficës, 1316 m i gjatë, pjesë e aksit të ri rrugor Kardhiq-Delvinë.

Me një gjatësi prej 33 km, rruga Kardhiq-Delvinë përbëhet nga 8 lote. Lotet 1, 2, 3 dhe 5 kanë përfunduar, ndërsa në Lotet 4 dhe 6 po vijojnë punimet.

Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit shumëdimensional të zonës dhe vendit.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

The grandstand collapsed under Vitesse's fans: they celebrated a guest victory with the players and flew down
Mourinho on Juve - Roma: Some have won 9 out of 10 championships, the second - 0 out of 10. But during the game you can forget about it
Gary Neville: Conte is a great coach, but Manchester United is not suitable
Rice is Man City's priority target. The West Ham midfielder is seen as a replacement for Fernandinho
Salernitana fired Castori and appointed Colantuono as coach. She is the 20th after 8 rounds of Serie A
Do you remember how Mourinho trolled Juve fans, put his palm to his ear? He's in Turin for the first time since
The Tottenham and Newcastle game was Interrupted due to a fan's health problems. A defibrillator was needed