Albania

Përplasjet në veri të Kosovës, reagon Ambasada Amerikane: Jemi të shqetësuar për sulmet ndaj policisë

Një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se Washingtoni është i shqetësuar me mënyrën se si është kundërshtuar sot përpjekja e institucioneve të Kosovës për të vendosur rend dhe ligj në të gjithë territorin e Kosovës.

“SHBA’ja është e shqetësuar nga përgjigja që ju dha sot aksioneve për zbatimin e ligjit të Kosovës në territorin e Kosovës. E gjithë dhuna, e drejtuar qoftë ndaj autoriteteve, mediave, ose qytetarëve, është e papranueshme dhe duhet të hetohet dhe ndiqet penalisht deri në zbatimin e plotë të ligjit. Bëjmë thirrje për qetësi”, ka thënë ky zëdhënës për Express i pyetur për zhvillimet e ndodhura gjatë aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri të Kosovës.

Ndërsa më parë ka pasur një reagim edhe kryediplomati i Bashkimit Europian, Josep Borell, i cili është shprehur se janë të papranueshme veprimet e njëanshme që cënojnë sigurinë.

“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Aksionet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar ai në një postim në “Twitter”

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions