Albania

Përse politizohet çdo çështje e Kinës në rang global?

Dr. Marsela Musabelliu

Nga gazetaria në akademi, nga ndryshimet e klimës në biznes, nga financat në industri, nga mjekësia në teknologji, e kështu pa fund…çdo event në Kinë, kur depërton jashtë kufijve të saj për publikun e gjerë merr ngjyrime politike. Natyrshëm lind pyetja, përse ky obsesion i pjesës tjetër të botës për të përdorur këtë lloj lente kur vërehen çështjet kineze? Është e qartë tashmë se kurioziteti po kthehet në maní, njëanshmëria ka marrë kryefjalën dhe tendencat dikur të kamufluara, tashmë po bëhen teper transparente.

Rasti më i fundit ka të bëjë me politizimin e të drejtave të njeriut, që u përdor si pretekst nga disa vende në rrugën e tyre për të ulur profilin ndërkombëtar të Kinës. Më shumë se një aksion me bazë qëllimet e mira të disa shteteve, që janë vetëshpallur kampion të arritjeve njerëzore, dukej qartë se ishte një hap më shumë në atë që quhet “një fushatë njollosjeje” me objektiv Kinën.

Por, jo të gjitha shtetet janë në një linjë: në një deklaratë të përbashkët në sesionin e 48-të të Këshillit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, 65 vende shprehën kundërshtimin e tyre ndaj politizimit të çështjeve të të drejtave të njeriut, veçanërisht atyre akuzave të pabaza kundër Kinës nga motivimi politik.

Pas kësaj mbështetjeje nga shumë kombe, zëvendës Ministri i Jashtëm i Kinës, Ma Zhaoxu, vuri në dukje se të “drejtat e njeriut për të gjithë” janë një aspiratë e përbashkët e gjithë njerëzimit dhe Kina ka gjetur një rrugë të zhvillimit të të drejtave të njeriut që i përshtatet kushteve të saj kombëtare. Me këtë, Kina ka shtuar një kapitull të ri e të jashtëzakonshëm në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe gjithashtu ka lënë një shenjë të thellë në kauzën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. – tha zëvendës Ministri i Jashtëm.
Në çdo situatë njerëzore, të drejtat themeltare të njeriut duhet të shtrihen gjerë e gjatë në masën popullore që karakterizon një komb, duhet të përçohen mes traditave të mbartura ndër shekuj, duhet të jenë lajtmotivi i aspiratave individuale dhe kombëtare dhe ashtu si vegjetacioni në natyrë, duhet ti përshtaten terrenit ku po zhvillohen. Historia dhe realiteti i civilizimit politik njerëzor kanë vërtetuar se nuk ka asnjë mënyrë të vetme dhe absolute demokratike në botë që të jetë e zbatueshme në mënyrë universale.

Në mars 2004, një ndryshim i Kushtetutës u miratua nga Sesioni i Dytë i Kongresit të Dhjetë Kombëtar Popullor, i cili përfshinte deklaratën “Shteti respekton dhe mbron të drejtat e njeriut”, duke hedhur kështu një hap të ri në përparimin e Kinës për të drejtat e njeriut.

Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, siguria që njerëzit të gëzojnë të drejta dhe liri të gjera sipas ligjit, paraqet një kërkesë të brendshme për zhvillimin e demokracisë socialiste. Demokraci socialiste do të thotë që e gjithë fuqia e shtetit i përket njerëzve dhe njerëzit gëzojnë në terma realë të drejtat civile të përcaktuara në Kushtetutë. Demokracia socialiste e Kinës është një lloj demokracie e ndërtuar mbi bazën ku të drejtat e qytetarëve garantohen dhe zhvillohen vazhdimisht. Bazuar në Kushtetutën e saj, Kina ka miratuar një sërë ligjesh për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ka krijuar një sistem të plotë ligjor për mbrojtjen e tyre.

Në Kinë të drejtat e njeriut respektohen dhe sigurohen, për më tepër, pushteti shtetëror është në duart e njerëzve dhe u shërben interesave të tyre. Liria dhe të drejtat, siç përcaktohen në ligj, si dhe në praktikë, respektojnë dhe mbrojnë të drejtat e njeriut dhe këto garanci institucionale dhe ligjore sigurojnë që njerëzit të jenë zotër të vendit dhe mund të përdorin të drejtat e tyre qytetare, dhe të gjitha të drejtat e shtetësisë për të mbrojtur dhe realizuar interesat e tyre

Për të parë nëse të drejtat e njeriut respektohen apo jo, çelësi është të vërehet nëse vullneti i shumicës dërrmuese të njerëzve reflektohet plotësisht, nëse të drejtat e tyre si zotërues të vendit janë realizuar plotësisht dhe nëse të drejtat dhe interesat e tyre legjitime janë plotësisht të garantuara.

Por, çfarë nënkupton në Kinë vullneti i shumicës? – Përparim, mirëqenie, begati.

Në Kinë ka termin Xiaokang, më rrënjë në konfucianizëm, ky term u përdor politikisht në 1979 si qëllimi përfundimtar i modernizimit kinez. Vizioni i një shoqërie të begatë është ai në të cilin shumica e njerëzve janë mesatarisht në gjendje të mirë dhe ku prosperiteti ekonomik është parësor, por jo fokusi i vetëm. E përfshirë shprehimisht në konceptin e një shoqërie të begatë është ideja se rritja ekonomike duhet të balancohet me qëllimet e barazisë sociale dhe mbrojtjes së mjedisit.

Në 7 tetor, Kina publikoi një dokument zyrtar [Letër e Bardhë] ku deklarohej se rruga e saj drejt prosperitetit të moderuar të gjithanshëm përkoi me përparimin gjithëpërfshirës në të drejtat e njeriut. Pengesa më e dukshme për autoritetet kineze në realizimin e të drejtave të njëriut ishtë varfëria. Partia Komuniste e Kinës dhe qeveria kineze u përqëndruan në varfërinë rurale duke nxitur zbutjen e varfërisë, duke arritur një seri përparimesh të rëndësishme.

Kur flitet për të drejtat e njeriut është shumë e udhës që prioritetet të jenë objektive dhe thelbësore. Ushqim, shëndetësi, arsim, infrastrukturë, shërbime sociale, mosdiskriminim, këto janë hapi i parë.

Në vitin 1943, Abraham Maslov, në punimin e tij “Një teori e motivimit njerëzor” krijoi një nga teoritë më të analizuara botërisht e njohur si Piramida e Maslovit të nevojave njerëzore, ai shpjegon se si është shkalla e prioriteteve përgjatë historisë së njerëzimit. Evolimi i dëshirave njerëzore dhe përparësia kalon nga poshtë-lartë, dhe jo nga lartë-poshtë në idenë e Maslovit, por edhe në praktikën njerëzore.

Pra, nuk mund të ketë ndjenja prestigji pa shëndet të mirë, nuk mund të ketë siguri n.q.s nuk ka një çati mbi kokë, nuk mund të ketë dinjitet nëse nuk ka ushqim të siguruar…
Në kohët moderne është bërë e udhës që me anë të citateve shabllon për arritjet personale të lihet mënjanë baza e nevojave të një qenieje njerëzore. Këto shprehje shabllon vijnë sigurisht nga idividë me mirëqenie relativisht të siguruar, dhe nuk e kanë problem shkallën e parë dhe të dytë në piramidën e nevojave personale.
Ashtu sikurse individët, edhe shtetet kanë prioritetet e tyre. Në fushën e të drejtave të njeriut, teorikisht dhe praktikisht Kina është në rrugën e duhur, dhe për këtë sulmohet. Në momentin që nuk ka argumenta dhe fakte patjetër që një ngjyrosje politike shtrembëron fokusin dhe devijon vëmendjen.

Por, për ato vende që sot lëshojnë akuza drejt Kinës, në fakt është shumë e nevojshme një pasqyrë historike ku ata vetë mund të shohin mëkatet e paraardhësve dhe shoqërive të tyre në lidhje me të drejtat e njeriut. Në fund të fundit thuhet edhe në bazë të studimeve psikologjike që njeriu sulmon jashtë, atë të keqe që ka të fshehur brenda vetes.

Football news:

A fiery meeting of PSG in Marseille: Neymar even had difficulty giving corners - he was protected by nets and shields
Pochettino after 0-0 with Marseille: I am pleased with the progress and development of PSG. Neymar showed commitment to the team
Courtois and Valverde were injured following the match with Barca
Mourinho, Spalletti, Inzaghi and Gasperini were removed in the Sunday matches of Serie A
Klopp calls Salah the best in the world. This season is a treasure trove of convincing arguments
Simone Inzaghi: Juventus could only have scored from the penalty spot. Inter controlled the match from start to finish
Juventus broke a series of 6 wins by drawing with Inter. The Torino team did not lose 9 matches