Albania

“Petrit Kokalari në listën e CIA për besnikët e Enverit”, Geri Kokalari nxjerr dokumentin: “Mora një email kërcënues ng Evi Kokalari, pas intervistës në DITA”

Aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan Geri Kokalari i ka nisur kryeredaktorit të gazetës DITA, Adrian Thano, një letër të shoqëruar me një dokument të CIA dhe disa fotografi.

Letra, dokumenti dhe fotografitë janë botuar numrin e sotëm.

“I dashur Kryeredaktor,
Duket se ka pasur mjaft polemika pas intervistës sime me Xhevdet Shehun që përmbante komente për Evi Kokalarin… Pasi nuk kisha asnjë kontakt me Evin për shumë vite, me sa duket, intervista ime në Dita e paska mërzitur shumë, deri në pikën ku ajo më dërgoi një email duke më kërcënuar” – shkruan Kokalari ndër të tjera në letrën e tij, e cila mund të lexohet e plotë, sot në versionin pront të gazetës DITA.

“Nëse Evi Kokalari po përpiqet të shoqërojë veten në çfarëdo mënyre me Musine Kokalarin ose ndonjë të afërm tjetër që vuajti nën komunizëm, kjo është e drejta e saj. Por është gjithashtu e drejta ime të kundërshtoj atë që unë e konsideroj një shfaqje vulgare.

Duhet të theksohet se babai i saj, Petrit Kokalari, është i vetmi anëtar i familjes Kokalari që shfaqet në Drejtorinë e CIA -s për Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe ky nuk është opinion, është fakt.

Do dëshiroja që kjo letër imja drejtuar Kryeredaktorit të botohet së bashku me kopjet e faqeve përkatëse të dokumentit të CIA -s, kopertina, faqe 75 dhe faqe 86”, – shkruan Kokalari.

“Ajo shkruan se do të më padisë për shpifje. E tëra çfarë mund të them është: Bëje, por një këshillë kam për ty: mos përdor avokatin e Shkëlzen Berishës” – shton ai.

Letra mund të lexohet e plotë, sot në DITA

Football news:

And to show what a donkey kick is in football? 50 Years ago in England they scored the best goal of the season
Sulscher on Ferguson's words about Ronaldo: We all want to see Cristiano on the pitch because of his uniqueness. But he can't play in every match
Pep on the requirement to stay on top: People judge me not by trophies, but by what will happen tomorrow
Joan Laporta: The Super League is alive, it will replace the Champions League. Juve, Real Madrid and Barcelona continue to win in the courts
Karim Benzema: Clasico remains the best match in football. It doesn't matter which players are playing
In favor of PSG, after the VAR, they awarded a penalty for playing with their hand. Perhaps Icardi had fouled before
Arsenal defender White: I don't watch football. All I want when I come home is not to think about him