TIRANË 9 tetor /ATSH-I.Vata/ Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi pas prezantimit nga kryeministri Edi Rama të planit për mbrojtjen e familjes shqiptare nga kriza energjetike.

Në reagimin e tij në Twitter, Basha akuzoi kryeministrin Rama se po përpiqet të fshehë vjedhjen e radhës përmes OSHEE.

“”Krizë” për të fshehur vjedhjen. Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti”, theksoi Basha. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.