Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Policia Rrugore e Tiranës merr në dorë situatën në rrugën e Arbrit. Gjoba për shoferët që shkelin rregullat

Vetëm 24 orë pas përurimit dhe hapjes së rrugës së Arbrit, Policia Rrugore ka marrë nën kontroll situatën e qarkullimit në këtë aks. Çdo parakalim i gabuar, manovër e rrezikshme apo tejkalim shpejtësie është monitoruar dhe penalizuar rreptësisht nga efektivët e Policisë Rrugore të Tiranës.

Pamjet e ofruara tregojnë një qytetar që me automjetin e tij luksoz ka bërë një parakalim të gabuar duke vënë në rrezik qarkullimin në atë aks. Ai është ndaluar dhe gjobitur menjëherë nga efektivët e policisë. Për më shumë, mund të shihni videot e mëposhtme.