Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

POLONI- Ministria e Shëndetësisë: Jemi në kulmin e valës së katërt të Covid-19

VARSHAVË,  3 dhjetor /ATSH-DPA/- Në Poloni, ministria e Shëndetësisë shprehu optimizëm të kujdesshëm pavarësisht shifrave të larta të koronavirusit.

“Ne jemi në kulmin e valës së katërt të koronavirusit,” theksoi zëdhënësi i ministrisë në Varshavë. Ai tha se ‘’priste një përmbysje të prirjes drejt rënies së të dhënave të infeksionit së shpejti’’.

Sot ministria polake e Shëndetësisë raportoi rreth 27 000 infeksione të reja në një ditë, disa qindra më pak se një ditë më parë, si dhe 470 vdekje.

Deri të mërkurën, numri i të vdekurve kishte arritur në 570, niveli më i lartë në valën aktuale të pandemisë.

Shifra më e lartë u regjistrua në Poloni në prill me mbi 35 000 raste të reja dhe 954 vdekje brenda një dite.

E përballur me kritika për hezitimin e saj për të vendosur kufizime kontakti dhe vaksinim të detyrueshëm, qeveria populiste e krahut të djathtë në Varshavë thekson se ‘’spitalet ende e kanë situatën nën kontroll’’.

Për shkak të shifrave të larta të infeksionit të koronavirusit, qeveria gjermane ka klasifikuar Poloninë dhe Zvicrën si zona me rrezik të lartë që nga e diela, njoftoi Institutit Robert Koch (RKI).

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.