Albania

PRAGË – Babis humbet zgjedhjet parlamentare

PRAGË, 10 tetor /ATSH-DPA/ – Dy aleanca opozitare kanë siguruar çuditërisht shumicën në zgjedhjet parlamentare në Republikën Çeke.

Kryeministrit Andrej Babis iu desh të pranonte humbjen pasi ishin numëruar pothuajse të gjitha votat.

Ai përgëzoi kundërshtarin e tij Petr Fiala.

Sipas rezultateve të fundit, ANO-ja populiste e Babis mori vetëm 27,1 për qind të votave dhe merr 72 vende në Dhomën e Deputetëve me 200 të tilla.

“Kjo është jeta, ne e kuptojmë dhe e pranojmë atë”, tha Babis.

Në të njëjtën kohë, 67-vjeçari akuzoi opozitën për një “fushatë të mbushur me shpifje”.

Aleancat opozitare së bashku arritën të paktën 108 vende.

Sipas rezultateve të fundit, aleanca elektorale konservatore ”Spolu” mori 27,8 për qind të votave, ndërsa aleanca e PP-së me MP-në kishte 15,6 për qind.

“Ndryshimi është këtu, ne jemi ndryshimi”, tha kandidati kryesor i ”Spolu”, Fiala.

Por, mund të ketë një ngërç pas zgjedhjeve.

Presidenti Milos Zeman kishte theksuar disa herë në të kaluarën se ai nuk do t’ia jepte mandatin një koalicioni, por partisë më të fortë të vetme.

Në këtë rast, kjo do të ishte ANO e Babis, pasi ”Spolu” përbëhet nga tre partitë – ODS, TOP09 dhe KDU-CSL.

Një zëdhënës i presidentit tha se Zeman e ftoi Babisin për bisedime sot në mëngjes.

“Në thelb, Zeman nuk respekton shumicën në parlament”, i tha politologu Tomas Lebeda radios CT.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 65 për qind, dukshëm më shumë se në votimin e fundit katër vjet më parë.

Zgjedhjet parlamentare dyditore në Republikën Çeke përfunduan të shtunën pasdite, vetëm disa ditë pasi multimiliarderi Babis u kap në një nga skandalet e shumta financiare të zbuluara në ”Pandora Papers”.

Sipas hulumtimit të kryer nga një rrjet ndërkombëtar gazetarësh, Babis pretendohet se ka blerë prona të paluajtshme në Francë për 15 milionë euro (17,4 milionë dollarë) nëpërmjet kompanive të dyshimta offshore, në 2009.

67-vjeçari ka mohuar akuzat për pastrim parash./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

A fiery meeting of PSG in Marseille: Neymar even had difficulty giving corners - he was protected by nets and shields
Pochettino after 0-0 with Marseille: I am pleased with the progress and development of PSG. Neymar showed commitment to the team
Courtois and Valverde were injured following the match with Barca
Mourinho, Spalletti, Inzaghi and Gasperini were removed in the Sunday matches of Serie A
Klopp calls Salah the best in the world. This season is a treasure trove of convincing arguments
Simone Inzaghi: Juventus could only have scored from the penalty spot. Inter controlled the match from start to finish
Juventus broke a series of 6 wins by drawing with Inter. The Torino team did not lose 9 matches