Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Prefekti i Dibrës: Rrugët nacionale dhe rurale të qarkullueshme pa probleme

TIRANË 4 dhjetor /ATSH-I.Vata/- Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha sot për ATSH se situata pas reshjeve në qarkun Dibër është e normalizuar.

Ai theksoi se rrugët nacionale dhe rurale janë të gjitha të kalueshme për mjetet.

“Situata në territorin e qarkut Dibër sot paraqitet me mot pa reshje. Rrugët nacionale dhe rurale janë të qarkullueshme pa probleme. Kemi furnizim normal me energjinë elektrike”, tha ai.

Shehu tha se të gjitha struktura e Prefekturës dhe të bashkive, Dibër, Bulqizë, Mat dhe Klos janë në gatishmëri për të përballuar situatën e reshjeve të shiut dhe të borës.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.