Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Presidenti Meta dekreton ligjin për marrëveshjen me Pfizer për furnizimin me vaksina

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin për marrëveshjen me Pfizer për furnizimin me vaksina anti-covid.

Marrëveshja në fjalë mes kompanisë Pfizer dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, parashikon blerjen e 500 mijë vaksinave

DEKRET

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

Dekretoj
Shpalljen e ligjit nr. 102/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 29, datë 13.9.2021, “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021””.

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META