Albania

“Prindërit emigruan këtu nga Malësia e Madhe, pa sakrificën e tyre nuk do isha ky që jam! Kur duhej të zgjidhja mes Anglisë dhe Shqipërisë, ata më thanë…”

Nga The Guardian

Botuar në DITA

“Normalisht nuk nervozohem kurrë para ndeshjeve”, thotë Armando Broja. Por kësaj here ishte ndryshe. Chelsea po mundte Everton me rezultat 4-0 në një Stamford Bridge të mbushur plot dhe Broja, një lojtar i akademisë, ishte gati të bënte debutimin e tij të parë profesional.

Kishte ende katër minuta lojë kur Frank Lampard i tha sulmuesit të ri që të bëhej gati për të zëvendësuar Olivier Giroud.

Ishte 8 Mars 2020, një javë para se Covid-19 të fuste futbollin në letargji. Broja ishte stërvitur me ekipin e parë që nga fundi i janarit dhe ishte rezervë në stol. Ishte vetëm 19 vjeç dhe nuk e priste të dilte në fushë kundër Everton.

“Kur po hiqja bluzën dhe tutat, po dridhesha pak,” thotë futbollisti shqiptar “Por sapo dola në fushë, stresi u zhduk sikur ma hoqi dikush me dorë”. Ishte realizimi i një ëndrre.

19-vjeçari ka qenë një tifoz i Chelsea që fēmijë. Ai dëshironte të luante për ta, edhe pse u bashkua me Tottenham në moshën tetë vjeç. “Sa herë luanim me Chelsea u thosha prindërve: Unë dua të luaj për Chelsea”, rrëfen Broja. “Kur përfaqësuesit e Chelsea erdhën për të më parë unë isha fëmija më i lumtur në botë”

Broja është rritur profesionalisht në mënyrë mbresëlënëse. Shumë i vlerësuar nga trajnerët e akademisë së Chelsea, ai vendosi të provojë veten me huazimin e tij të parë duke u bashkuar me Vitesse.

Klubi holandez ka lidhje të ngushta me Chelsea. Shumë lojtarë të Chelsea kanë luajtur atje, Mason është një nga kryesorët.

“Unë fola me Mason. Ai tha se ishte një vend i mahnitshëm për t’u zhvilluar si lojtar. Ai më tha: ‘Por duhet të përgatitesh të jetosh vetëm në një vend tjetër. Nuk do kesh prindërit e tu tek të cilët mund të mbështetesh. Duhet të rritesh sepse do luash futboll me burra”.

Broja fillimisht e gjeti veten në stol. “E dija që duhej të bëhesha më i madh që të luaja në ndeshje”, thotë ai.

Me pandeminë nëpër këmbë prindërit e tij nuk mund të vinin dot çdo javë. Sidoqoftë, Broja, fliste me dy motrat e tij në FaceTime çdo ditë. Ai qesh kur tregon se iu desh të thërriste prindërit e tij për ndihmë për të gatitur ëmbëlsirën e tij të preferuar.

Broja, i cili rendit Didier Drogba dhe Cristiano Ronaldon si frymëzim, tani është më i fortë dhe ka ecur çmendurisht përpara. Ai ka një nga raportet më të mira për gola në minutë për moshën e tij në Evropë. Chelsea po i kushton vëmendje dhe ka caktuar Tore Andre Flo si mentorin e huazimit të Brojës.

“Unë kam parë shumë klipe të Torës”, thotë Broja. “Ai e kupton se si ndihem në fushë. Ai gjithmonë më kontrollon pas ndeshjeve dhe jep mendimin e tij”.

Stërvitja me ekipin e parë të Chelsea gjithashtu ndihmoi në zhvillimin e Brojës.

“Aty e kap menjëherë ritmin”, thotë ai. “Të gjithë janë në formën më të mirë. Mëson me disa nga më të mirët. Mëson edhe duke i parë”.

Intervista në The Guardian

Debutimin e tij me ekipin e kombëtares së Shqipërisë për të rritur e pati shtatorin e kaluar. Ishte një moment i madh për të. Ai ka lindur në Angli, por dëshiron të luajë për Shqipërinë.

“Prindërit e mi kanë lindur në Shqipëri,” thotë ai. “Unë kam gjak shqiptari. Shumica e familjarëve të mi janë ende në Shqipëri, unë kam vetëm disa kushërinj në Angli. Ne kemi një shtëpi atje. Shkojmë çdo vit, aty është një pjesë shumë e madhe e imja. Prindërit e mi erdhën në Angli në moshë të re. Pa ata nuk do të isha këtu ku jam tani”.

“Unë nuk kam luajtur për asnjë ekip kombëtar angleze të të rinjve. Isha me Shqipërinë që në Under 17, pastaj Under 19. Kam marrë një telefonatë nga Anglia sepse kam lindur këtu. Ishte një vendim që duhej të merrja. Prindërit e mi më thanë: “Zgjidh ti, është karriera jote. Në çdo rast duhet të punosh shumë dhe t’u tregosh njerëzve se kush je”.

Familja ka rëndësi për Brojën, i cili kujton babanë e tij që megjithëse vinte i lodhur në shtëpi nga puna, shkonte me të për ta ndjekur në seancat stërvitore ekstra.

“Ai donte të nxirrte më të mirën nga unë,” thotë Broja. E njëjta gjë me mamanë time. Ata shkojnë deri në fund të botës vetëm për të më ndihmuar mua”.

Me shkurtime nga The Guardian. Përkthimi, nga DITA

Football news:

Jurgen Klopp: Salah is top, who is better than him? There is no need to talk about the dominance of Messi and Ronaldo, but now Mohamed is the best
Gary Lineker: Trent Alexander-Arnold's passes are absolutely epic. He will play a huge role in the progress of the England national team
Salah scored 10 goals and gave 4 assists in 10 matches this season
Koeman on Pedri's contract: I don't set the compensation. It is important to keep the best players in the club
The players of the Danish national team held a pool party at the hotel with the participation of half-naked girls on the eve of the match with Moldova
Mourinho drank whiskey with McGregor in Rome and presented him with a Roma T-shirt with the 10th number. Conor called the coach a legend
Mane scored the 100th goal in the Premier League. He is the third player in history to reach this mark without a penalty