TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në kaskadën e Drinit llogariten rreth 126 m3/s, ndërsa prodhimi është 11700 MWh.

“Prurjet natyrore në Kaskadë janë 126 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 269.50 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 170.81 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.10 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Sipas të dhënave të publikuara në mesditën e së martës nga KESH, prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është 4100 MWh, në Koman 5100 MWh dhe në Vaun e Dejës 2500 MWh

Hidrocentralet mbi kaskadën e Drinit po përballen me ulje të niveleve për shkak të mungesës së gjatë të reshjeve përgjatë stinës së verës. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.