Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Projektbuxheti 2022, Krifca: Mbështesim fermerët, peshkatarët, eksportet

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca deklaroi sot se “buxheti i vitit 2022 do të mbështesë objektivat e këtij mandati qeverisës dhe tavani buxhetor rritet me një shumë të konsiderueshme në mbështetje të bujqësisë”.

Krifca bëri të ditur se buxheti 2022 do të mbështesë direkt fermerin që nga prodhimi deri në agropërpunim, peshkatarët, anijet dhe flota e peshkatarëve, një zotim që kemi mbajtur  dhe objektivin për rritjen e eksporteve që dirigjon zhvillimin e bujqësisë. Eksportet janë rritur me 14 % në këtë 9-mujor.

“Do të injektojmë financim aty ku produktiviteti është i madh, duke lidhur kështu të gjithë zinxhirin ushqimor nga ferma në tavolinë dhe drejt eksportit. Buxhet do të ketë për sigurinë ushqimore. Do të investojmë në rritjen e kapaciteve dhe teknologjisë së institucioneve përgjegjëse për sigurinë ushqimore. Do të mbështesim turizmin rural si një motor zhvillimi të ekonomisë rurale. Do të mbështesim rinovimin e flotës së peshkatarëve”, tha Krifca.

Ministrja deklaroi se investimi do të shkojë direkt tek fermerët dhe agropërpunuesit. Në javët në vijim do të jepen detajet se si do të ndërtohet ky proces si dhe adresimi i investimeve.

“Projektbuxheti 2022 synon mbështetje të inovacionit dhe dixhitalizimin e sistemit në bujqësi. Është një buxhet i menduar mirë për të zgjidhur problematikat në bujqësi”, tha Krifca.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.