TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot një takim me kryetaren e komunës së Preshevës Ardita Sinani, me të cilën bisedoi për konkretizimin e bashkëpunimit.

“Folëm të njëjtën gjuhë e biseduam mbi projekte konkrete të përbashkëta”, u shpreh Kumbaro.

“Jemi gjithë sy e veshë për të ndihmuar komunat e bashkitë me shumicë shqiptare kudo në rajon, por edhe për të mësuar po ashtu prej tyre, sepse ka gjithmonë vend për t’i bërë gjërat më mirë së bashku”, theksoi ajo.

Ky bashkëpunim vjen edhe më natyrshëm, pasi siç shprehet Kumbaro, “mjedisi nuk i njeh kufijtë administrativë”.

“Ndaj duhet të bashkëpunojmë në çdo hapësirë për ta mbrojtur natyrën, por edhe për t’u zhvilluar prej potencialeve që na ofron”, theksoi ajo.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.