Albania

Prokuroria e Gjirokastrës pushon hetimet, babai i Katsifas: Djali im nuk u vetëvra!

Babai i Kostandin Katsifas, Jani Katsifas ka folur për “ABC News”, pas përfundimit të hetimeve për vdekjen e djalit të tij, 3 vite më parë në Bularat të Gjirokastrës.

Ai shprehet se vendimi i dytë është me dy versione të ndryshme dhe kjo është arsyeja pse nuk beson në vetëvrasjen e djalit të tij. Jani Katsifas thekson se herën e parë u dol në përfundimin se djali i tij u vra.

“Nuk e besojmë që ai është vetëvrarë në asnjë mënyrë,. Keni vendimin e parë ditën e parë kur u vra. Na thanë merreni. Ne nuk e morëm. Sollëm doktor nga Janina. Ai tha do verifikohet. Edhe nuk e pranuam. E di se çfarë thonë. Na lanë një letër që thotë vetëvrasje jo. Vrasje po. Kupton? Ajo i thotë të gjitha. Na e dhanë në Gjirokastër kur vajtëm për të marrë djalin që na thonin merre menjëherë. Dhe nuk pranuam për ta marrë pa u bërë ato analizat”, u shpreh babai i Kostandin Katsifas.

Tre vite nga ngjarja e rëndë në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ku Kostandin Katsifas, mbeti i vdekur me dy plumba kallashnikovi, Prokuroria e Gjirokastrës ka pushuar hetimet për këtë çështje.

Prokurori ka dërguar një kërkesë në gjykatë duke kërkuar pushimin e procedimit penal.

Mediat greke janë të revoltuara me hetimin e Prokurorisë shqiptare, që siç citojnë ata ka arritur në përfundimin e se minoritari grek kreu vetëvrasje.

Sipas tyre, autoritetet shqiptare pohojnë se Katsifas kreu vetëvrasje më 28 tetor 2018 pasi u rrethua nga forcat e RENEA-s në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Prothothema shkruan se artikulli i shpërndarë në mediat shqiptare i hedh akoma më shumë benzinë zjarrit.

j.l./ dita

Football news:

Ruediger is in talks with Man City, PSG, Juventus and Tottenham
Manchester United's chaotic pressure failed. And Firmino is the main hero of the defeat from those who are not called Mo Salah
Bergomi about the draw in the Inter - Juventus match: With Lukaku, Inter would have won 3-0
Klopp won the 200th match in charge of Liverpool - the fastest in the history of the club
Messi received 4 points from L'Equipe for the match with Marseille, Neymar - 3
Frankie de Jong aggravated an injury to the back of his thigh in the match with Real Madrid. He may miss the games with Rayo and Alaves
Scholes on Pogba: I don't think Manchester United will lose anything if he doesn't play anymore. Paul has caused complete chaos in recent years