Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Prokuroria Themelore, gjobë për nënën që shkeli masat antiCovid

Prokuroria Themelore Publike-Shkup deri tek gjykata kompetente ka dorëzuar Propozim për dhënien e urdhër dënimi ndaj një personi i cili ka kryer veprën penale – Mosveprim në përputhje me procedurat shëndetësore gjatë kohës së pandemisë, gjegjësisht shkelje të masave antiCovid, që janë të dënueshme në bazë të nenit 206 alineja 1 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

– Advertisements –

“E akuzuara, si përfaqësues ligjor i fëmijës së lindur në vitin 2019, nuk ka vepruar sipas procedurave dhe urdhrave me të cilat përcaktohen masat për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit. Gjegjësisht, edhe pse me vendim të Inspektoratit Shëndetësor, fëmija ishte vënë nën mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim shtëpiak në kohëzgjatje prej 14 ditëve, nga 11.08.2021, e akuzuara pa mos e njoftuar të atin e fëmijës për situatën, nga 19-22.08 i ka mundësuar atij një takim me vajzën, pasi që ai për këtë kishte vendim nga Qendra për Punë Sociale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas Prokurorisë prindi i vajzës ka mësuar për masën e izolimit përmes aplikacionit në Viber.

“Babai është takuar me vajzën jashtë shtëpisë së tyre, ndërkohë që për masën e izolimit obligator të vajzës ka mësuar kur në numrin e tij të telefonit, përmes aplikacionit Viber i ka arritur vendimi i Inspektoratit shëndetësor. Prokurori publik kompetent i ka propozuar Gjykatës Penale-Shkup që të akuzuarës t’i shqiptoj dënim prej 2000 eurove”, thuhet në njoftim.