Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Pronari i “Besa Trans”: Unë dhe familja ime ishim në njërin nga autobusët që udhëtuan në Turqi

Pronari i “Besa Trans” Shkup, Bekim Haxhiu ka dhënë një intervistë për Televizionin Nacional të Bullgarisë.

Në intervistë, Haxhiu thotë se autobusi i tragjedisë ka kaluar të gjitha kontrollet teknike para se të shkojë në Turqi dhe gjithçka ka qenë në rregull. Ai përjashton mundësinë që ndonjëri nga udhëtarët të ketë bartur materiale shpërthyese. Haxhiu deklaroi se ai dhe familja e tij nuk kanë qenë pjesë e udhëtimit, por kanë udhëtuar me autobus tjetër, ndërsa fëmijët e tij kanë qenë në autobusin e fundit.

Ai tha se autobusi ka qenë prodhim i vitit 2007, por është blerë nga kompania e tij para tre vjetësh. Sipas pronarit, deri tani nuk ka pasur probleme teknike me të.

Nga Maqedonia e Veriut u nisën katër autobusë. Gjatë kthimit nga Turqia, në autobusin që lëvizte i pari ka udhëtuar pronari i kompanisë dhe bashkëshortja. Fëmijët e tyre kanë qenë në njërin nga autobusët. Në kufi, në dalje nga Bullgaria, Bekim Haxhiu ka mësuar se autobusi është aksidentuar.

“Ju thash të më dërgojnë në vend dhe të shoh me sy të mi çfarë ka ndodhur”, ka shtuar ai.

Haxhiu ka shkuar me taksi në vendin e tragjedisë, por refuzoi të komentojë fatkeqësinë pasi hetimi është ende në rrjedhë.

“Para se të largohemi për në Turqi i kemi servisuar, kontrolluar dhe madje edhe kur arrijmë në Stamboll, edhe atje i dërgojmë në servis për kontroll. Transportojmë udhëtarë, të shohim në çfarë gjendje janë. Gjithçka ishte në rregull aty”, tha pronari i “Besa trans”, Bekim Haxhiu.