Albania

Protesta e dytë kundër rritjes së çmimeve në Tiranë

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Aktivistë të shoqërisë civile dolën pasditen e sotme në rrugën para Kryeministrisë në protestën e dytë kundër rritjes së çmimeve.

Protestës iu bashkuan edhe qytetarë të Tiranës, të cilët protestuan kundër rritjes së çmimit të bukës, ushqimeve të shportës dhe karburantit.

Aktivisti i shoqërisë civile, Adriatik Lapaj u shpreh se qytetarët duhet të dalin në protestë për veten e tyre, ndërsa i bëri thirrje politikës që të reflektojë dhe reagojë.

“Ka pasur vetëm një deklaratë në lidhje me çmimin e energjisë që nuk do rritet për konsumatorët dhe bizneset e vogla. Ndryshe nga sa ishte thënë në fillim. Kjo nuk mjafton, pasi duhen masa për biznesin e vogël dhe atë të madh pasi produktet që ata prodhojnë reflektojnë në çmimin në treg”, u shpreh Lapaj.

“Unë kam në dorë përpjekjen time të sinqertë. Nuk iki nga ky shesh derisa të kemi reagim edhe për këto pikat e tjera dhe politika ti vërë gishtin kokës”, tha Lapaj.

Edhe sot protestës së qytetarëve kundër rritjes së çmimeve i është bashkuar aktori i humorit, Florian Binaj.

“Të gjithë e duam Shqipërinë në Evropë, por vetëm çmimet e larta i kemi si Evropa”, tha Binaj.

“Sot do të doja të ishin të rinj dhe të reja dhe mos ta shikonin protestën nga Instagram. U bëj thirrje atyre që nuk kanë ardhur të vijnë se nuk u ulen ndjekësit në Instagram nëse proteston për padrejtësitë”, tha aktori i humorit.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Wenger proposes to introduce a mandatory rest period for players and make breaks for national team matches less often, but longer
Lester Duck's striker played in the African wilderness 5 years ago. He was found by a Zambian Galician (half Russian!), Who sold Lunga to the Urals
Ronald Koeman: It is not normal to demand from Barca to reach the 1/4, 1/2 or the Champions League final. There are clubs with 23 players from the national teams
Kick It Out wants to urgently discuss with Newcastle the behavior of fans. They were wearing items similar to Saudi hats
The Spanish government opposed the Super League by sending a letter to the Court of Justice of the European Union
Alexander Mostovoy about esports: This is not a real sport. There is nothing to do: neither run nor jump
Rooney is Interested in the position of head coach of Newcastle