Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Protestat e naftëtarëve të Ballshit, Rama: U kemi lidhur pagë për 3 vite që të sistemohen në punë të tjera, në rrjetet e mia sociale nuk bëhen reklama!

Kryeministri Edi Rama ka reguar në lidhje me protestat që po bëjnë naftëtarët e Ballshit, për shkak të demontimit të uzinës.

Teksa ka postuar një video nga hapja provizore e rrugës së Arbrit, një komentues ka shkruar se kjo është reklamë dhe se Rama duhet t’i hedhë njëherë sytë nga naftëtarët.

“Shiko zjarrin e Mallakastres ku punojsit e uzines ne Ballsh. I kane femijet pa buke leri reklamat me rruge te pa perfunduar”, shkruan komentuesi.

Rama nga ana tjetër i është përgjigjur komentuesit duke shkruar se punonjësve të uzinës, u kanë lidhur pagë minimale për tre vite rresht, në mënyrë që të kenë mundësi për të gjetur punë të tjera.

Në lidhje me reklamën e rrugës, Rama shkruan se videoja e postuar është për informim dhe jo reklamë.

“Punonjesve te uzines u kemi lidhur page minimale per tre vjet, qe te kene kohe te sistemohen ne pune te tjera, pikerisht qe ne nderkohe te mos i kene femijet pa buke sic thua ti, sepse uzina eshte e privatizuar nuk eshte aset shteteror dhe tere investitoret e mundshem qe kemi sjelle e konsiderojne pa interes, per shkak te teknologjise se vjeter e te degradimit ne shume vite! Sa per reklamat po risqaroj se ketu nuk behen reklama, po jepen informacione per te gjithe ata qe deshirojne t’u marrin keto informacione dhe rruga eshte e hapur, shkurton 2 ore e gjysem kohen e levizjes mes Tiranes e Dibres keshtu siç eshte, nderkohe qe me perfundimin e Tunelit te Murrizit do ta shkurtoje edhe 30 minuta te tjera”, shkruan Rama.

j.l./ dita