Albania

Pse në Çair nuk vendoset asnjë ambasadë e huaj?

Shkruan: Emad Mehmeti

Ka shumë shkaqe, por po i numëroj tre shkaqe qe sipas meje janë kryesore.

Shkaku i parë është kaosi urbanistik dhe infrastrukturor në ët cilin gjendet komuna. Partia që e ka udhëhequr këtë komunë tani e katër mandate lavdërohet me suskese dhe të arritura të mëdha, mirëpo ne që kalojmë shpesh rrugët e saj, e dimë si është gjendja reale. Për të kaluar pesqind metra distancë me veturë, nevojiten 20-30 minuta shkaku i kolonave të gjata. Rrugët poashtu janë me gropa, sinjalizimi horizontal është në gjendje të keqe, kurse nga mungesa e parkingjeve, veturat parkohen rrugëve. Krejt këto nuk krijojnë kushet që një ambasadë të huaj të mund të funksionojë në territorin e Çairit.

Shkaku i dytë është niveli i lartë i krimit. Nuk ka reforma të theksuara brenda policisë së Çairit edhe pse ka treguar rezultate të dobëta në luftën kundër krimit. Për këtë arsye, pjesa më e madhe e Çairi nuk gjendet as në hartën e diplomatëve dhe turistëve për t’i viztuar, e lëre më për të jetuar. Edhe pse çairi është komuna qendrore e Shkupit, diplomatët e huaj paguajnë qera të majme në komunat tjera të qytetit, ku siguria është në nivel më të lartë, kurse infrastruktura më e rregulluar.

Shkaku i tretë është ndarja e dëmshme territoriale, që nga Çairi ka krijuar një komunë të getoizuar. Me këtë ndarje, Çairit i janë marë pjesët më të bukura të saj, ku do të mund të vendoseshin ambasada ose konsullate, si pasojë, tanimë në vend se edhe Kalaja, ku gjendet ambasada amerikane, të jetë brenda Çairit, në këtë komunë nuk gjenden as ambasadat e Kosovës dhe Shqipërisë. Sa keq!/Shkrimi është shkruar enkas për Lideri.mk

Football news:

Adeyemi's father and agent held talks with Bavaria. The 19-year-old forward of Salzburg is estimated at 30-40 million euros
Jurgen Klopp: Salah is top, who is better than him? There is no need to talk about the dominance of Messi and Ronaldo, but now Mohamed is the best
Gary Lineker: Trent Alexander-Arnold's passes are absolutely epic. He will play a huge role in the progress of the England national team
Salah scored 10 goals and gave 4 assists in 10 matches this season
Koeman on Pedri's contract: I don't set the compensation. It is important to keep the best players in the club
The players of the Danish national team held a pool party at the hotel with the participation of half-naked girls on the eve of the match with Moldova
Mourinho drank whiskey with McGregor in Rome and presented him with a Roma T-shirt with the 10th number. Conor called the coach a legend