Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Qeveria bën shumë mirë që nuk përhap panik për Covidin!

Ashtu siç bashkëjeton,
e liga me Saliun,
edhe kovidi i rrezikshëm,
bashkëjeton me njeriun!

Në lidhje me këtë virus,
ne jemi krejt të paditur,
se ai në gjithë Botën,
shpërtheu krejt papritur!

Ne s’kemi kapacitete,
ta përballojmë të vetëm Pandeminë,
dhe për asnjë arsye të vetme,
nuk mund ta atakojmë qeverinë!

Realisht me këtë virus nuk jam aspak trim,
mjerë ai që e zë ky mallkim,
askujt s’i hyn në punë trimëria,
tani jo se jo-por as qysh në fillim!

Qeveria bën shumë mirë që nuk përhap panik,
se shifrat e infektimit dhe vdekjeve tamam për panik janë,
vetëm budallenjtë nuk mund të kenë frikë,
se barazimin në xhep të gjithë e kanë!

Ruajuni sa mund të ruheni,
tjetër gjë në dorë nuk kini ju,
në ato salla të mbyllura,
sa më pak në foltoret shkoni ju!

Atje ku është Berisha, s’mund të ketë kurrgjë madhështore!

Do jetë një ditë madhështore,
pëllet e pëllet fort doktori,
i bie që kjo ditë të jetë,
fiks 11 Dhjetori!

11 Dhjetori është shpallur nga Saliu,
si dita e Kuvendit Kombëtar,
ku Berisha për qejf të tija,
do të vetëshpallet Kryetar!

Kryetar i Partisë Demokratike,
do vetëshpallet burri i vjetër,
po që s’do ta njohë aspak,
Luli dhe pjesa tjetër!

Po Meta do ta njohi,
dhe do urojë i pari,
janë lidhur si mishi me kockën,
Tropoja dhe Skrapari!

Janë lidhur si mishi me kockën,
Tropoja dhe Skrapari,
të dy patën çdo post,
dhe pse janë koqe gomari!

Do dali Lulëzimi pa zhurmë dhe pa bujë,
do thotë-
se në mulli të Ramës,
Berisha po çon ujë!

Pastaj pas Lulëzimit,
do dali një legen,
do thotë-se Berisha,
i jep Ramës oksigjen!

A.DUKA