Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Rabdishti mes maleve të Dibrës, atraksion për turizmin e aventurës

TIRANË 6 dhjetor /ATSH-I.Vata/ Fshati i gurtë i Rabdisht në Dibër është një nga destinacionet me të preferuar të turistëve jo vetëm për bukuritë natyrore, por edhe për ujërat kurative.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka publikuar foto nga fshati Rabdisht i Dibrës një nga destinacionet më të preferuar të turistëve por dhe të kurimit të ujërave termale.

“Mirëmëngjes me këtë buqetë pamjesh nga Rabdisht. Me arkitekturën e bukur mes maleve të Dibrës, vizitohet qoftë për ujërat kurative dhe ushqimin e mirë, ashtu edhe për turizmin e aventurës falë natyrës unike”, shprehet Kumbaro.

Rabdishti ësstë fshati i gurtë i Dibrës. Fshati Rabdisht është një nga 100 fshatrat turistikë në Shqipëri. I ndodhur në një peizazh malor, i ndërtuar më shtëpi tradicionale me gurë, çatitë prej rrase guri, si dhe rrugët me kalldrëm i japin pamje të veçantë dhe unike duke u njohur “fshati i gurtë”.

Rabdishti shtrihet në majën e luginës se Shërimit e cila ka marrë emrin e saj nga vetitë kuruese të burimeve termale të Peshkopisë dhe nga pjesa malore të Kullotës së bjeshkës së Rabdishtit, dhe malit me të njëjtin emër të vargmalit Deshat-Korab.

Vizitorët e shumtë që frekuentojnë këtë fshat pëlqejnë jetën tipike të fshatit, bujtinat tradicionale në Rabdisht, ku mikpritja dhe gatimet tradicionale shijohen si askund në rajonin e Dibrës.

/a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.