Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Rama publikon fotoalbumin e javës

TIRANË, 6 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot fotoalbumin e aktiviteteve të javës.

Këtë javë kreu i qeverisë e nisi me pjesëmarrjen në punimet e samitit të BERZH-it në Londër, ku u diskutua për investimet në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takime me presidenten e BERZH, Odile Renaud dhe Komisionerin e BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Në këtë samit u diskutua për projektet e miratuara të investimeve për Shqipërinë si, bajpasi i Tiranës, hekurudha Vorë – Hani i Hotit, Parku Fotovoltaik i lundrueshëm në Vaun e Dejës dhe përshpejtimi i procesit për gazsjellësin Adriatiko-Jonian.

Gjatë kësaj jave gjithashtu kryeministri Rama mori pjesë në takimet me qytetarët për pyetësorin e Këshillit Kombëtar.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave kreu i qeverisë zhvilloi takime me qytetarët edhe në kuadër të fushatës së zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 bashki të vendit, Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.