Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Rama publikon pamjet e bllokut të ri të banimit në Kavajë: Do strehohen 359 familje që humbën shtëpitë nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me publikimin e pamjeve nga blloku i ri i banimit në Kavajë.

Përmes një shënimi në facebook, Rama shprehet se ky kompleks do të hapë dyert për 359 familje që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti.

“Mirëmëngjes dhe me bllokun e ri të banimit në Kavajë, ku për disa javë do të hapen dyert për 359 familje që humbën shtëpitë nga tërmeti, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

o.j/dita