Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Rama: Raporti i progresit udhërrëfyes për ne! KE është gjykuesi më i drejtë dhe i paanshëm, bllokimet nga vendet e BE, për politikë

Kryeministri Edi Rama tha se KE rikonfirmoi edhe një herë se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për nisjen e negociatave dhe se ky raport është një udhërrëfyes për Shqipërinë.

Rama tha e KE është partneri më i drejtë dhe më i paanshëm në gjykimin dhe vlerësimin e progresit të vendeve dhe çdo bllokim që vjen nga vendet e BE është vetëm për polikë.

Raporti i KE është një tjetër në një vazhdë të disa të tjerëve tani më, ku KE rikonfirmon edhe njëherë që Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për të nisur formalisht negociatat dhe për të ndërmarrë diskutimin e anëtarësimit. Dua të theksoj se ne gjejmë te KE një partner të drejtë dhe të paanshëm, një partner rigoroz që e vlerëson progresin duke u bazuar në hulumtimin e fakteve në terren dhe për këtë arsye do e përsëris edhe sot nuk ka në asnjë kryeqytet të vendeve anëtarë një strukturë e ngjashme apo që të mund të konkurrojë për nga cilësua e hulumtimi dhe për nga drejtësia e gjykimin delegacionin e KE dhe të BE këtu në vendin tonë. Kur dëgjojmë pranë ditëve të vendimmarrjes të një vendit të BE se prit kështu e ashtu kjo është polikë. Raporti i Progresit është për ne udhërrëfyes“, tha Rama.

o.j/dita