Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Rama tregon historinë personale me plehrat në Dhërmi: Gjergji të çohet në 4 të mëngjesit e t’i mbledhë vetë me një trastë plehrat

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë dhe batutat në drejtim të kryebashkiakëve.

Gjatë një takimi me të zgjedhurit e bashkive të vendit dhe me prefektët, ku po flitet për menaxhimin e mbajtjeve, kreu i qeverisë ka treguar se si gjatë kohës së pushimeve të tij në Dhërmi ka njoftuar kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, duke e zgjuar nga gjumi, për ta sinjalizuar për situatën me plehrat në këtë zonë bregdetare.

Mes ironisë ai tha se nuk mund ta transferonte kryebashkiakun Pjerin Ndreu nga Lezha në Himarë, pasi nuk e lejon ligji, ndërsa theksoi se duhen dy të tillë si ai dhe jo si Goro.

“Jam dëshmitar edhe viktimë si një nga qytetarët e shumtë. Në periudhën e pushimeve shkoj në Himarë, Dhërmi më saktë. Se konceptoj dot. Një pedonale ka Dhërmiu që përshkohet në këmbë. Sikur Jorgo, Gjergji të çohej vetë në 4 të mëngjesit dhe ta merrte vetë rrugën me një trastë në dorë dhe t’i mblidhte. Çohem unë përpara tij dhe zgjoj Jorgon nga gjumi dhe vjen një dum-dum që se di ça viti prodhimi është dhe bëri sikur mbledh plehrat. Janë skena të jetuara në vetë të parë. Më kanë bërë që këtë vit mos të dalë fare. Vetëm që mos të përballem me këtë situatë që i thotë të gjitha. Duke qenë se ju jeni zgjedhur, s’mundet të bëj transferim të Pjerinit në Himarë dhe të çoja Jorgon në Lezhë. E para s’lejohet dhe e dyta puna është që të kemi dy si Pjerini dhe jo dy si Jorgo. Ju lutem të mobilizohemi bashkarisht, pasi është turp i përbashkët. S’duam tua lëmë juve fajin.”, tha ai.

o.j/dita