Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Rama uron besimtarët për festën e Shën Kollit

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama uroi sot gjithë besimtarët e krishterë për Festën e Shën Kollit.

“Mirëmëngjes, kjo javë nis në një ditë të bekuar, me festën e Shën Kollit ku ju uroj shumë dashuri, shëndet dhe zemrën plot këtë dhjetor”, tha Rama, ndërsa ndau një fotografi nga kisha e Shën Kollit në Hoçisht, Korçë.

6 dhjetori përkon me festën e Shën Nikollit, ipeshkv i shenjtë, të cilin Kisha e përkujton më 6 dhjetor. Shën Nikolli është cilësuar si mbrojtësi i fëmijëve. Ai vdiq më 6 dhjetor të vitit 343.

Shën Nikolli është i njohur edhe jashtë botës së krishterë, pasi mendohet se prej tij nis legjenda e Santa Claus-it (Klaus), Babagjyshit që sjell dhurata në fshehtësi./m.m//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.