Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Ramës vijon replikat me Bashën: Gjuha që përdor të turpëron ty si prind! Koha e të marrit me macen ka një limit/ Kryeministri largohet nga seanca

Kryeministrit Edi Rama nuk i del e keqja me deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim basha, i fundit ky që tha se e kishte kafshuar dhe ai ishte zhdukur për tre javë rresht.

Po ashtu Rama i kërkoi Bashës që të heqin dorë nga retorika e të sharave dhe llumit, pasi do ulte besueshmërinë dhe do t’i nxirrte keq në zgjedhjet e ardhshme.

Po ashtu theksoi se kjo gjuha e kafshimit dhe retorika në parlament e turpëron Bashën personalisht si prind dhe të gjithë ata që janë në atë sallë, ndërsa shtoi “harroni që do rri unë të merrem me macen siç thotë Frojdi se edhe koha e të marrit me macen ka një limit”.

“Çfarë ke marrë falë llumit dhe falë vetes, deri tani bilanci kuptohet nga llumi. Mos hajde të na bësh moral dhe të na japësh leksione dhe mos hajde këtu të bësh garën e llumit. Jo se më bën dëm mua, apo ne. Por mbajeni mend po jua them do dilni më keq të dyja palët në zgjedhjet e ardhshme, se do jeni dy, nuk jeni më një. Të dyja veç nuk do bëni dot atë që bëtë kur ishit të dy bashkë. Nëse do vini këtu me baltë, të shara, akuza dhe një gjuhë që të turpëron ty si prind personalisht dhe të gjithë ne si prindër se si në një mjedis publik i thua tjetrit që unë të kam kafshuar. Mendo një goxha mësues që thotë se unë kam kafshuar një plak si unë, do dilnin fëmijët të kafshonin pleq. Imagjinoni sa pleq do kafshoheshin sot po të dëgjonin ty fëmijët. Nëse doni të ktheheni te koha e llumit, vazhdoni, por harroni që do harxhojmë kohë me ju, dhe harroni që do rri unë të merrem me macen siç thotë Frojdi se edhe koha e të marrit me macen ka një limit”, tha Rama.

Pas kësaj replike kryeministri Edi Rama u largua nga salla e Kuvendit.

o.j/dita