Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Ramstor Mall e shënoi muajin në luftën kundër kancerit të gjirit

Në muajin tetor e ngrisim vetëdijen në luftën kundër kancerit të gjirit dhe i përkrahim gratë në uljen e rrezikut nga kjo sëmundje. Me këtë ras, me 22.10.2021 në Ramstor Mall u mbajt një ngjarje e shënimit të muajit në luftën kundër kancerit të gjirit.

Si mysafir në këtë ngjarje që dhanë përkrahje me fjalimet e tyre, mori pjesë zonja Elizabeta Gjorgievska, gruaja e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, zonja Daniela Ademoska, pronar dhe drejtor gjeneral i Ramstor Maqedoni dhe Biba Dodeva- Kryetare e shoqatës në luftën kundër kancerit “ Borka për cdo ditë”, të cilat bashkërisht me gratë e punësuara në Ramstor Maqedoni e përkrahën këtë ngjarje.

– Ramstor Maqedoni si kompani me përgjegjësi shoqërore dhe kompani ku 60 % e të punësuarve janë gra me shënimin e kësaj ngjarje kemi një qëllim të vetëm, të tregojmë përkrahjen tonë ndaj të gjitha atyre të cilët kanë pasur përvoja të ndryshme me kancerin e gjirit por edhe për të gjithë ato që duhet ta ngrisim vetëdijen nga diagnostifikimi i hershëm dhe aktivitetet preventive pasi që bëhet fjalë për shëndetin dhe për këtë arsye të gjihë duhet të tregojmë unitet dhe solidaritet.

Vlerësoj se ngjarjet e këtilla janë tregues i gatishmërisë tonë si shoqëri për përkrahje dhe aktivitete me qëllim të ngritjes së vetëdijes si dhe të folurit hapur për kancerin si sëmundje.

Shprehim një falënderim të madh deri te zonja Elizabeta Gjorgjievska e cila e përkrahu këtë ngjarje me prezencën dhe fjalën e saj, deri te kryetari i shoqatës Borka- Biba Dodeva për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm si dhe një falënderim deri te të gjithë të punësuarit me të cilët treguam se së bashku jemi më të fuqishëm dhe se mund të bëjmë me shumë, deklaroi zonja Daniela Ademoska-pronar dhe drejtor gjeneral i Ramstor Maqedoni.

Nga shoqata në betejën kundër kancerit “Borka për cdo ditë” kanë ndarë materiale edukative dhe informuese për vizitoret në qendrën tregtare. Si përkrahje dhe në shenjë lufte kundër kancerit të gjirit me qëllim që ti ngrisin dhe inspirojnë edhe tjerët, gratë e punësuara në Ramstor Maqedoni bënë një fotografi të përbashkët të veshura me shenjën e Borka.

Së bashku jemi më të fuqishëm, të bëjmë më shumë.