TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur rënie masive gurësh në segmentin Skuraj-Burrel km 12 duke bërë bllokimin e qarkullimit në të dyja senset e lëvizjes në rrugë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se “kontraktori i mirëmbajtjes menjëherë ka bërë të mundur hapjen e qarkullimit në njërin drejtim të rrugës, po punohet për hapjen edhe të krahut tjetër”.

Sipas ARRSH-së, në akset e tjera rrugore nuk ka problematika, qarkullimi vazhdon normalisht.

Ditën e sotme vendi ynë karakterizohet nga mot i vranët me intervale kthjellimi, si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar. Në veriperëndim reshje shiu me intensitet të lartë me rrebeshe e rrufe.

/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.