Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

REPUBLIKA ÇEKE – Kreu i Senatit: Presidenti Zeman nuk është në gjendje të kryejë detyrat e tij

PRAGË,  19 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti çek Milos Zeman nuk është në gjendje të kryejë detyrat e tij zyrtare për shkak të problemeve shëndetësore, deklaroi presidenti i Senatit çek duke cituar një raport nga spitali që e trajtonte atë.

Milos Vystrcil theksoi se ”prognoza afatgjatë është jashtëzakonisht e pasigurt për Zeman, i cili u pranua në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit ushtarak qendror në Pragë më 10 tetor”.

Vystrcil tha se sipas raportit që mori, ishte “e pamundur” që Zeman të ishte në gjendje të kthehej në punë në javët e ardhshme.

Zeman mund të përballet me procedura të ”impeachment” ose të lirohet përkohësisht nga detyrat e tij, një masë që kërkon vetëm një shumicë të thjeshtë në të dy dhomat e parlamentit. Senati do të diskutojë hapat e tij të ardhshëm.

Ndërsa presidenca është një rol kryesisht ceremonial në Republikën Çeke, shtrimi në spital i Zeman vjen në një kohë politikisht të ndjeshme.

Ai u shtrua në spital një ditë pas zgjedhjeve në të cilat opozita fitoi një shumicë të qartë prej 108 nga 200 vende në Dhomën e Deputetëve.

Presidenti luan një rol kyç në dhënien e mandatit një politikani për të formuar qeverinë./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.