PRAGË, 9 tetor /ATSH-ANSA/ – Rezultatet e para të zgjedhjeve legjislative në Republikën Çeke japin lëvizjen centriste Ano, të udhëhequr nga kryeministri populist Andrej Babis, me 31 për qind të votave, e ndjekur nga konservatorët e Spolu me 23,44 për qind.

Partia Pirate, Kryebashkiakët dhe të Pavarurit ndjekin në listë me 12,51 për qind, kurse ekstremistët e SPD-së me 10,81 për qind.

Pjesëmarrja në votime është midis 63 dhe 70 për qind./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.