TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Në Valbonë në veri të vendit, kanë filluar reshjet e borës.

Ekipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) janë në terren bashkë me mjetet, për pastrimin e rrugëve dhe për të normalizuar situatën e shkaktuar nga reshjet e dëborës.

ARRSH njofton se, “në terren janë dy borëpastruese për të bërë pastrimin e plotë të aksit”.

Sipas ARRSH-së, qarkullimi kryhet pa probleme. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.