Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Reshjet e dëborës shkaktojnë probleme në Berat dhe Skrapar, bllokohen disa rrugë

Reshjet e dëborës me intensitet të lartë që kanë rënë gjatë natës së djeshme në zonat malore, kanë shkaktuar edhe problematikat e para në Qarkun Beratit.

Sipas Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Beratit, reshjet e dëborës janë shoqëruar me bllokime në disa rrugë fshatrash dhe mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra të tjerë malorë.

Sipas të dhënave, rruga nacionale Berat-Skrapar është e kalueshme, ndërkohë që rruga drejt fshatrave Potom, Baçkë, Leshnje, Gradec, Çukë dhe Qafë-Dërvi kalohet vetëm me zinxhira. Në këto rrugë është duke u hedhur kripë për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.

Të njëjtat burime konfirmojnë se për shkak të dëmtimit të fidrit elektrik të Potomit, prej më shumë se 24 orësh janë pa drita 4 fshatrat Leshnje, Gostenc, Kushovë dhe Faqekuq.

Sipas konstatimeve në zonë, rruga më e vështirë për të qarkulluar është rruga Kapinovë-Tomorr, rruga drejt Teqesë së Abaz Aliut dhe rruga drejt fshatit Novaj.

j.l./ dita