Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Reshjet e dendura të shiut, Vjosa del nga shtrati, përmbytet tregu i gjësë së gjallë

Reshjet e dendura të shiut gjatë 2 ditëve të fundit kanë bërë që lumi Vjosa të dalë nga shtrati.

Reshjet e dendura te shiut që kanë rënë dhe vijonë të bien në zonën e Leskovikut dhe Përmetit prej ditës së djeshme dhe në vijim ka bërë që prurjet në lumin Vjosa të jenë të mëdha.

Në disa pika ka pasur edhe dalje nga shtrati.

Në këto momente, shirat vijonë të jenë me intesitet të lartë në zonën e Çarshovës dhe në majën e Pindit.

Në zonën e Përmetit, niveli i Vjosës ka arritur 5.3 metër ndërkohë që pika kritike është 5.4.

Kjo situatë është në monitorim.

Niveli i lumit Vjosë në Novoselë, aktualisht është në 6.34 metra, çka ka sjellë edhe përmbytjen e tregut të gjësë së gjallë në Novoselë.

Lumi Vjosa, në vitet e fundit ka shkaktuar disa herë dëme në shtëpitë dhe tokat bujqësore të banorëve të zonës së fierit dhe Vlorës, për shkak të prurjeve të mëdha të ujit dhe daljes nga shtrati.

j.l./ dita