TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla dhe deputeti Erion Braçe panë nga afër punimet e kryera në dy qendra të reja shëndetësore në Çermë Sektor dhe Këmishtaj.

Balla thekson se, këto qendra shëndetësore janë rikonstruktuar në kuadër të Programit Kombëtar të Rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

Sipas Ballës është shumë e rëndësishme cilësia e punimeve, sepse duhet t’i rezistojnë kohës dhe garantojnë standardet më të larta në shërbimet.

“Bashkë me Erion Braçe dhe kryetarin e bashkisë Fredi Kokoneshi pamë nga afër punimet e kryera në dy qendra të reja shëndetësore në Çermë Sektor dhe Këmishtaj, të rikonstruktuara në kuadër të Programit Kombëtar të Rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. Është shumë e rëndësishme cilësia e punimeve, sepse duhet t’i rezistojnë kohës dhe garantojnë standardet më të larta në shërbimet shëndetësore”, theksoi Balla.

Balla u shpreh se “në Këmishtaj është ndërhyrë edhe në mjediset e jashtme të Qendrës Shëndetësore, duke krijuar një shesh dhe lulishte”.

Ndërkohë, shtoi Balla, ekipet e mjekëve dhe infermiereve vijojnë pa u ndalur me programet e shëndetit publik, për vaksinimin e qytetarëve në prag të sezonit të dimrit, për vaksinimin ndaj gripit dhe vaksinimit anti-COVID.

/k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.