Albania

Rindërtimi, Ahmetaj: Po ngrihen 167 shkolla në gjithë vendin

TIRANË, 12 tetor/ATSH-Maela Marini/ Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, njëkohësisht ministër Shteti për Rindërtimin deklaroi sot se, nga Programi i Rindërtimit në të gjithë vendin po ngrihen 167 shkolla.

Në përurimin e shkollës 9-vjeçare “Mervete Peza” në Pezë Helmës, Ahmetaj tha se nga programi i rindërtimit të shkollave përfitojnë 25 mijë fëmijë.

“Po ndërtojmë 167 shkolla dhe vetëm në këtë territor përfitojnë 25 mijë fëmijë, që do të mësojnë në shkolla të reja më të bukura, më të forta, më të mira. Rindërtimi po ecën me shpejtësi, jo thjesht tek shkollat dhe infrastruktura, por edhe në shtëpitë individuale e në pallate, ku do strehohen 12 mijë familje,” deklaroi Ahmetaj.

Ai tha se “shkolla është produkt i solidaritetit të popullit sllovak dhe sot është më e fort, më e madhe dhe më e bukur për fëmijët e gjithë zonës”.

“Ne i kushtojmë vëmendje mirëmbajtjes së shkollave por edhe rritjes së cilësisë në mësimdhënie. Këtë e dëshmon kujdesi ndaj familjeve. Sot 283 mijë fëmijë përfitojnë libra falas. Kjo qeveri kur premton një gjë e mban fjalën”, tha ai.

Po ashtu, Ahmetaj tha se “ringritja ekonomike na jep mundësi të kalojmë në investime serioze te fusha e teknologjisë së informacionit”.

“Këto janë programe, paketa të prekshme në familjet shqiptare. Paketa e arsimit shkon me një paketë tjetër të fort, siç është paketa e familjes që ka të bëjë me mbështetjen e nënës e fëmijës në jetën e përditshme apo paketa e bonusit të bebes”, tha ai. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Coach Angera about 1:2 with PSG: I support VAR, he corrects 70-80% of mistakes. But it's bad when you're in these 20%
Real Madrid is ready to pay Pogba 14 million euros a year, Manchester United - 20 million. The midfielder can leave the English club in the summer for free
Pochettino on 2:1 with Angers: Mbappe decides the outcome when PSG needs it
And to show what a donkey kick is in football? 50 Years ago in England they scored the best goal of the season
Sulscher on Ferguson's words about Ronaldo: We all want to see Cristiano on the pitch because of his uniqueness. But he can't play in every match
Pep on the requirement to stay on top: People judge me not by trophies, but by what will happen tomorrow
Joan Laporta: The Super League is alive, it will replace the Champions League. Juve, Real Madrid and Barcelona continue to win in the courts