Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Riparohet defekti në fiderin e Zagories, rikthehet energjia

TIRANË 3 dhjetor /ATSH-I.Vata/ Grupet e OSSH në bashkëpunim me punonjësit e bashkisë Gjirokastër kanë bërë të mundur sot riparimin e defektit shkaktuar nga moti i keq.

Lajmi bëhet i ditur nga OSHEE, e cila njofton se prurjet e mëdha të lumit Drino si pasojë e reshjeve të shiut gjatë këtyre ditëve dhe zhvendosja e shtratit të lumit, kanë dëmtuar shtyllën e fiderit Zagorie.

“Grupet e terrenit të OSSH Gjirokastër, në bashkëpunim me punonjësit e bashkisë Gjirokastër kanë punuar ditën e sotme për riparimin e defektit dhe rikthimin e linjës brenda kushteve teknike. Aktualisht, të gjithë abonentët që furnizohen nga fideri “Zagorie” i NST Gjirokastra e vjetër furnizohen normalisht me energji elektrike”, thuhet në njoftim. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.