ROMË, 3 dhjetor /ATSH-ANSA/- Në këtë moment ne mund të përballojmë luksin që të mos diskutojmë ende për detyrimin e vaksinimit vetëm sepse kemi 87% të popullsisë të vaksinuar, deklaroi ministry i Jashtëm Italian Luigi Di Maio duke folur para gazetarëve.

‘’Ua kemi borxh italianëve dhe duhet të vazhdojmë të punojmë që pjesa e mbetur të bindet të vaksinohet’’, shtoi Di Maio.

‘’Ne duhet të marrim të gjitha masat që komuniteti shkencor do të propozojë për të shmangur mbylljen e vendit duke lënë pas të kaluarën e trishtuar’’, theksoi ai.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.