TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Nga data 6 dhjetor për të hyrë në rrugë ajrore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qytetarët duhet të jenë ose të vaksinuar plotësisht, ose të paraqesin test negativ të bërë jo më larg se 1 ditë përpara fluturimit.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Të gjithë pasagjerët që udhëtojnë me linja ajrore, pavarësisht nga statusi i vaksinimit, duhet të tregojnë një test negativ për COVID-19 të kryer jo më shumë se një ditë përpara udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.