TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se po punohet për heqjen e gurëve në aksin rrugor Gramsh – Kodovjat – Mollë – Grabovë pas reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit.

“Për shkak të reshjeve të shiut në aksin Gramsh – Kodovjat – Mollë – Grabovë ka pasur rrëshqitje gurësh. Aktualisht po kryhet pastrimi i tyre në mënyrë që mos të ketë probleme në qarkullimin e automjeteve”, bën të ditur ARRSH.

Më herët, ARRSH informoi se ka gati planin e masave për mirëmbajtjen dimërore të akseve rrugore, për të garantuar një qarkullim pa probleme dhe të sigurt të automjeteve në të gjitha segmentet rrugore në vend gjatë stinës së dimrit.

Plani i masave përfshin angazhimin e mjeteve, borëpastruese dhe mjetet të tjera të rënda, ndërsa janë rezervuar edhe sasia e nevojshme e kripës që do të hidhet në rrugë, për të eliminuar ngricat.

/a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.