Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Rriten pagat për Policinë e Shtetit dhe të Burgjeve, kategoritë që përfitojnë

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi rritjen e pagave për një kategori të policisë së shtetit.

Bëhet fjalë për punonjësit që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit.

“Dy lajme shumë të rëndësishme për policinë, i pari ka të bëjë me rritjen e pagave për ata punonjës që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit, që do ta çojë deri në 150% pagat për punonjësit që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit dhe lajmi i dytë shumë i rëndësishëm është rritja e konsiderueshme në policinë e shtetit në infrastrukturën dixhitale. Kjo do të rrisë efikasitetin në luftën kundër krimit”, tha ai.

Një tjetër lajm të mirë kishte edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja që njoftoi rritjen e pagave edhe për policinë e burgjeve dhe barazimin e gradave me punonjësit e policisë së shtetit.

 “Rritje e pagave për të gjithë punonjësit e policisë së burgjeve që është i barazuar me të policisë së shtetit, sipas gradave”, tha ai.

Qeveria ka vendosur që punonjësit e strukturës anti-korrupsion në Ministrinë e Drejtësisë të jenë të mirëpaguar me trajtim financiar të posaçëm.

Manja deklaroi se ky vendim është marrë në mënyrë që punonjësit e kësaj strukture të mos tundohen para korrupsionit. Koordinatorët e këtij rrjeti që do të operojnë në 47 institucione do të paguhen njësoj sa zv/drejtori i institucionit ku ata do të vendosen për të monitoruar.

“Lajmi tjetër i mirë ka të bëjë me suksesin e luftës kundër korrupsionit. Para dy ditësh miratuam krijimin e drejtorisë anti-korrupsion. Sot për të ruajtur integritetin e saj njësia përgjegjëse do ketë trajtim financiar të posaçëm për të mos u tunduar nga korrupsioni me qëllim luftën frontale ndaj korrupsionit në administratën publike”, tha Manja.

j.l./ dita